Kosova
Çmimi i naftës në Kosovë ishte kurdisur nga kompanitë, që të përfitonin
Saktësisht një vit më parë, çmimet e naftës në Kosovë u patën bërë temë kryesore e diskutimit, për faktin se ishin më të shtrenjtat në rajon. Dyshohej se bëhej fjalë për një marrëveshje të fshehtë në mes të kompanive që operojnë në vend. Ankesat e debatet e shumta për çmimet e derivateve kishin shtyrë Autoritetin Kosovar të Konkurrencës të nisë hetimet. AKK-ja sot ka bërë të ditur se pas hetimeve ka konkluduar se kishte pasur marrëveshje në mes të kompanive për ta kurdisur çmimin, shkruan Gazeta Express.
Në muajt e fundit të vitit 2018 çmimet e larta të naftës në vend patën nxitur reagime të shumta të qytetarëve. Dyshimet ishin se kompanitë që operojnë në vend, kishin lidhur një marrëveshje të fshehtë për të ngritur çmimet. Por, atë kohë shoqata e naftëtarëve arsyetohej se në Kosovë çmimet ishin më të ulëta se në rajon.
Zhurma që ishte bërë, shtyu Autoritetin Kosovar të Konkurrencës që të fillojë hetimet për dyshimet se kishte ekzistuar kjo marrëveshje. Hetimet kanë përfshirë 16 kompani.
“Komisioni i AKK-së ka filluar procedurën e thelluar hetimore në tregun përkatës për të vërtetuar pretendimin mbi dyshimet nëse ka marrëveshje, koordinim, praktikë të bashkërenduar apo sjellje paralele në treg për fiksimin e çmimeve të naftës dhe benzinës ndërmjet ndërmarrjeve që janë objekt hetimi për këtë rast. Autoriteti në procesin e monitorimit në sektorin e naftës në Republikën e Kosovës ka vërejtur se ka mos reflektim të uljes së çmimit të naftës dhe derivateve të naftës kur ka lëvizje të çmimit, ulje apo ngritje, të këtij produkti në berëza”, thuhej në dokumentin që e ishte publikuar Gazeta Express në muajin shkurt.
Se ka ekzistuar një marrëveshje e fshehtë po rezulton pas hetimeve disa mujore të bërë nga ky institucion. Kështu kanë bërë sot gjatë ditës nga AKK-ja për Gazetën Express, përcjell albinfo.ch
“Komisioni i Autoritetit ka miratuar Njoftimin e Fakteve Paraprake të konstatuara gjatë procedures hetimore ndaj kompanive dhe ka ardhur në këto përfundime: A) Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konstaton se në bazë të fakteve të gjetura gjatë procedurës hetimore, ndërmarrjet që operojnë me shitjen me pakicë të naftës nuk kanë refektuar në mënyrë individuale për çmimin e shitjes dhe fitimit bruto për muajt NËNTOR DHE DHJETOR TË VITIT 2018”, thuhet në përgjigje.
Tutje, theksohet se kjo do të thotë se kompanitë që janë në procedurë hetimore kanë pasur fitim gjatë këtyre muajve rreth 9%, derisa, gjatë muajit nëntor fitimi kishte qenë rritur në 60%. Në dhjetor ky fitim kishte shkuar në 120%.
“ Kjo do të thotë që kompanitë që janë në procedure hetimore, dyshohet se kanë pasur fitim prej rreth 9 % gjatë muajve janar-tetor 2018, kurse fitimi në muajin nëntor ka qenë në mesatare prej 60%. Në dhjetor, fitimi mesatarisht ka qenë 124%. Të njëjtat dyshime ekzistojnë edhe sa i përket shitjes me pakicë të benzinës. Më konkretisht, derisa fitimi për periudhën janar-tetor 2018 ka qenë 12%, në nëntor ka qene 108% kurse në dhjetor 135%”, thuhet në përgjigje.
Një litër naftë në Kosovë vitin e kaluar ishte paguar 1 euro e 21 cent, derisa ajo e benzinës kushtonte një cent më shumë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













