Lajme
Çmimi i karburantit në Gjermani, në nivelin më të lartë të të gjitha kohëve
Shkak i kësaj rritje drastike të çmimeve është jo vetëm faktori ekonomik, por edhe ai gjeopolitik
”Një ditë më parë, benzina kushtonte 1,71 euro bazuar në një mesatare ditore kombëtare, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 1,70 eurosh më 13 shtator 2012”, deklaroi Shoqata Gjermane e Automobilave.
Më parë kjo shoqatë kishte lëshuar një deklaratë për shtyp, duke e quajtur janarin muajin më të shtrenjtë për shoferët gjermanë. Çmimet gjermane janë ndër më të lartat në botë. Për shoferët në Holandën fqinje, kostoja ia kalon Gjermanisë me një mesatare që arriti në 2 € për litër të mërkurën.
Rritja e çmimeve ndikohet si nga faktorë ekonomikë, ashtu edhe nga gjeopolitikë, teksa oferta është e pakët dhe kërkesa është e lartë. Ndërkohë, tensionet politike në kufirin ruso-ukrainas po rrisin rrezikun për rritjen e çmimit të naftës bruto, pasi Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.
Rritja e çmimeve të karburanteve pason uljet historike të regjistruara në vitin 2020, kur pandemia Covid-19 goditi ekonominë botërore për herë të parë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









