Lajme
Çmimet e shtëpive po rriten në Zvicër
Nëse po mendoni të blini një shtëpi pushimi në Alpet zvicerane, çmimet janë në ngritje
Nëse po mendoni të blini një shtëpi pushimi në Alpet zvicerane, ndoshta duhet të prisni pak, informon albinfo.ch.
Arsyeja është se në vitin 2021 çmimet për shtëpitë e pushimit dhe apartamentet pësuan rritjen e tyre më të fortë në 12 vjet – 10 për qind më shumë se në 2020-ën – sipas një studimi të ri të pasurive të paluajtshme nga UBS bank.
Rritjet më të mëdha janë vërejtur në Graubünden dhe Obwalden.
“Ju mund të shihni një bum në të gjitha rajonet alpine”, tha Maciej Skoczek, ekspert i pasurive të paluajtshme në UBS.
Për herë të parë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave 15 vjet më parë, asnjë rajon në Alpet zvicerane nuk ka regjistruar rënie të çmimeve të shtëpive të dyta.
Jo vetëm kaq, por “katërmbëdhjetë nga destinacionet e studiuara shënuan rritje dyshifrore”, shtoi Skoczek.
Deri tani destinacioni më i shtrenjtë turistik është St. Moritz në Graubünden, ku çmimet për metër katror arrijnë në 19,500 franga befasuese, ose 11 për qind më shumë se një vit më parë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










