Kultura
Çmimet e filmave shqiptarë në Berlinale
“Kiem Holijanda”, i xhiruar në Kosovë me aktorë shqiptarë, ishte i dyti film i regjisores së re, Sarah Veltmeyer
Filmat shqiptarë e kosovarë nuk arritën të kapërcejnë garat e Berlinales, por në shfaqjen e madhe gjermane të kinematografisë nuk munguan emrat shqiptarë, e madje as çmimet.
Regjisorja holandeze, Sarah Veltmeyer u nderua me “Ariun e kristaltë” në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër në konkurrimin për të rinj “Generation14plus”.
“Jam e lumtur, por ende nuk po më besohet”, është shprehur ajo për “Deutsche Welle”-n.
“Kiem Holijanda”, i xhiruar në Kosovë me aktorë shqiptarë, ishte i dyti film i regjisores së re dhe i pari me buxhet, përcjell albinfo.ch.
Juria duket se mbeti me mjaft mbresa nga ngjarja e së përditshmes kosovare që ai pasqyronte. Të vlerësuar u ndien edhe katër aktorë të këtij filmi: dy vëllezërit Andi dhe Florist Bajgora, Arbnesha Grabovci-Nixha dhe Shpëtim Kastrati.
Kosovës i shkoi dhe çmimi “Lola e artë”, apo çmimi gjerman për skenarët e paxhiruar ende, i dhënë në fillim të festivalit, të cilin e fitoi Visar Morina. Filmi i tij “Exil” flet për një emigrant që punon në një firmë farmaceutike dhe vë në fokus përplasjet kulturore në të përditshmen e punës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









