E-Diaspora

Clark takohet me basketbollistin nga Kosova

Wesley Clark udhëhoqi sulmet ushtarake ndaj Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe populli në Kosovë e konsideron hero, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark duket se asnjëherë nuk e harron Kosovën.

Ai ka takuar yllin e basketbollit kosovar, Lis Shoshin dhe babanë e tij. “I lumtur që takova yllin e basketbollit nga Kosova, Lis Shoshin dhe babanë e tij në zyrën time në ‘Little Rock’”, ka njoftuar Clark në “Facebook”, transmeton albinfo.ch

Pas publikimit të fotografisë komentuesit shqiptarë e kanë falënderuar atë për ndihmën që ka dhënë në Kosovë dhe që vazhdon të kontribuojë ende.

Clark udhëhoqi sulmet ushtarake ndaj Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe populli në Kosovë e konsideron hero, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.