Lajme
Çka ua kursen rrymën?
Në kohë krize, çdo kilovat i kursyer i rrymës është i vlefshëm – nga amvisëria e gastronomia, deri tek industritë e qendrat tregtare.
“Të fiken dritat kur nuk janë të nevojshme dhe të zëvendësohen me drita efiçiente [kursyese]”, është rekomandimi kryesor i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike – KEDS.
Kosovën e ka prekur kriza globale energjetike, e cila është përkeqësuar prej se Rusia – ndër eksportueset kryesore të gazit në botë – ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.
Furnizimet janë çrregulluar dhe çmimet janë rritur.
Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kosova paralajmëron dimër të pasigurt, çmimet e rrymës në berzë “fluturojnë”
Kosova, po ashtu, ka kapacitete të reduktuara për prodhim, për shkak të termocentraleve të vjetra. Gjatë muajit gusht ka pasur reduktime disaorëshe në ditë.
Si ta kurseni rrymën?
KEDS-i ka lëshuar një varg rekomandimesh për kursimin e rrymës, duke thënë se edhe hapat e vegjël do të ndihmonin në përmirësimin e situatës energjetike, para stinës së dimrit.
Përdorimi i rrobalarëses e enëlarëses gjatë tarifave të ulëta të rrymës apo me ujë të ftohtë, kursen rrymën.
Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit kursen po ashtu.
Si ta kurseni rrymën?
Për pajisjet e vjetra elektrike, që shpenzojnë rrymë më shumë, KEDS rekomandon që të zëvendësohen me modele më të reja, që janë më efiçiente.
Për ngrohjen qendrore që nuk e ka mundësinë e kufizimit të temperaturës përmes termostatit, KEDS rekomandon modifikimin e pajisjeve.
Ky veprim do të parandalonte, mes tjerash, ngrohjen e hapësirave ku nuk ka nevojë, thotë KEDS.
Rekomandimet e tjera të KEDS-it mund t’i gjeni këtu.
A keni filluar të kurseni?
Florenta Kadriu thotë se kursimi i rrymës është bërë “rregull” në familjen e saj.
“Kur të gjithë dalim nga banesa, sigurohemi që çdo gjë që funksionon me energji elektrike, ta shkyçim, përveç frigoriferit që mbetet në rrymë. Edhe atë e kemi zëvendësuar me një më efiçient”, thotë Florenta, e cila jeton në Fushë-Kosovë, pak kilometra larg Prishtinës.
Rrobalarësen dhe enëlarësen, ajo thotë se i vë në punë natën, kur rryma kushton më lirë.
“Çdoherë i ndalim edhe dritat kur nuk janë të nevojshme”, thotë Florenta, me profesion infermiere.
Kursim i energjisë në dimër ose ‘na ndihmoftë Zoti’
Ngjashëm thotë edhe Lumja, e cila jeton në Prishtinë me familjen e saj 4-anëtarëshe.
“Zakonisht, makinën e enëve e lëshoj pas orës 22:00, kur energjia elektrike është më lirë. Mundohem që edhe ushqimin ta përgatis në atë kohë, që të jetë gati për të nesërmen”, thotë ajo.
Rryma natën kushton 4 centë për kilovat më lirë sesa ditën.
Si Florenta, ashtu edhe Lumja jeton në banesë, ku e vetmja mundësi për ngrohje është me rrymë. Ajo pret që fatura e rrymës t’i rritet ndjeshëm gjatë stinës së dimrit.
Sipas vlerësimeve të Institutit për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP), gjatë sezonit të dimrit, 75 për qind e konsumit të rrymës shkon për ngrohje.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se mbi 50 për qind e sektorit të amvisërisë shfrytëzon drutë e zjarrit dhe peletin për ngrohje, kurse energjia elektrike më shumë shpenzohet nga sektori i biznesit dhe ai i shërbimeve./REL
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












