Lajme
Cilët liderë botërorë janë më të ndjekurit në rrjetet sociale?
Pasi rrjetet sociale kanë pushtuar çdo cep të botës, edhe udhëheqësit botërorë janë detyruar të bëhen pjesë e tyre.
Pasi rrjetet sociale kanë pushtuar çdo cep të botës, edhe udhëheqësit botërorë janë detyruar të bëhen pjesë e tyre.
Tashmë shumë prej tyre kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale. Po kush ka më së shumti ndjekës?
Presidenti amerikan, Joe Biden, ai turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe ukrainasi Volodymyr Zelensky, janë liderët botërorë më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ndërsa më aktivi është braziliani Inacio Lula da Silva.
Në anketim mungon presidenti rus, Vladimir Putin, i cili nuk ka llogari personale në asnjë nga tri platformat kryesore të marra në konsideratë: Facebook, Instagram dhe Twitter.
Në sondazhin e kryer nga Observatori Digjital i Fondacionit Italia Digitale, përfshiheshin 24 krerë qeverish, të disa prej vendeve më të rëndësishme në botë, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Duke analizuar aktivitetet e marketingut në mediat sociale të drejtuesve, është përpiluar një renditje sipas numrit të ndjekësve, Engagement total dhe Engagement mesatar për postim, në harkun kohor të 3 muajve të fundit.
“Duke marrë parasysh tre rrjetet sociale më të përdorura nga drejtuesit për nga numri i ndjekësve, është Biden ai që shquhet me mbi 66 milionë ndjekës, i ndjekur nga Erdogan me më shumë se 40 milionë dhe Zelensky me 27 milionë”, shpjegon shefi i Observatorit Digjital, Sandro Giorgetti.
Për presidentin ukrainas ka një audiencë më të madhe ndërkombëtare se dy të tjerët, për shkak të vëmendjes mediatike të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, thotë Giorgetti.
“Audienca e Zelenskyt dhe Erdoganit është shumë besnike dhe krijon një tifozeri të vërtetë fansash socialë në favor të tyre, sa herë që publikojnë një postim”.
Pas tyre vjen braziliani Inacio Lula da Silva, lideri që publikon më shumë postime, me 1362 në 3 muaj.
Ata pasohen nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah al Sisi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe nga kryeministrja Giorgia Meloni”.
Sondazhi tregon gjithashtu se liderët e vendeve të Evropës Veriore kanë performanca më pak të rëndësishme./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










