Shqipëria
Cilësia e ujërave bregdetare, ku renditet Shqipëria
A e dini se cilat shtete kanë ujërat më të pastra në Evropë?

Në ditët e para të gushtit e gjithë Evropa është dyndur drejt plazheve, për të marrë rreze dielli dhe për të shuar vapën në ujërat e detit. Për shkak të kufizimeve nga pandemia, pjesa më e madhe i janë drejtuar zonave lokale, ndërsa shtetet që nuk kanë det po shkojnë drejt fqinjëve.
Por, a e dini se cilat shtete kanë ujërat më të pastra në Evropë?
Sllovenia është shteti që ka plazhet me cilësinë më të mirë të ujit në Evropë, sipas një publikimi të fundit që ka bërë Eurostat, ku krahason shtetet e Evropës, që lagen nga detet. Ky publikim bëhet në kuadër të plotësimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, një prej të cilëve është “jeta nën ujë”. Të dhënat i referohen vitit 2018.
Sipas Eurostat, të gjitha plazhet e Sllovenisë janë më një cilësi të jashtëzakonshme të ujit, transmeton Monitor.
Në vend të dytë për plazhet më të pastra është Qipro, me 99.1% të sipërfaqes bregdetare që mund të notohet, që ka ujë me cilësi të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.
Më pas renditet Malta (98.9%), Belgjika (97.6), Greqia (97.1).
Mesatarja e Bashkimit Evropian me 27 anëtare (Britania e Madhe nuk përfshihet më), është 88.1% e sipërfaqes bregdetare të ujit, ku mund të notohet, që është e një cilësie të jashtëzakonshme.
Shqipëria renditet ndër 10 vendet (e shtata nga fundi) për cilësinë më të dobët të ujërave bregdetare, ku 65.7% e ujërave është e një cilësie të jashtëzakonshme. Ndonëse në raport me shtetet e tjera të Evropës mbetemi shumë pas, në krahasim me vetveten janë bërë përmirësime të ndjeshme. Në vitin 2015, vetëm 32% e ujërave në bregdet kishin cilësi të shkëlqyer. Tre vjet më vonë, kjo peshë është dyfishuar.
Në 2015-n, Shqipëria renditej e dyta në Evropë, për cilësinë e keqe të ujit të detit, pas Rumanisë.
Detet më të papastër në Evropë i kanë Polonia (vetëm 30.8% e sipërfaqes ujore bregdetare ka cilësi të shkëlqyer), e ndjekur nga Bullgaria (53.4%), Estonia (55.6), Rumania (57.1).
“Jeta nën ujë”, një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm synon ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të oqeaneve e deteve.
Cilësia e ujit të plazheve vlerësohet sipas standardeve për parametrat mikrobiologjikë. Treguesi llogaritet bazuar në rezultatin e 16 kampioneve të marrjes së mostrave në katër vjet për të qenë të sigurt se shumica e ngjarjeve të motit janë të mbuluara. Direktiva e Ujit të Plazheve kërkon që Shtetet Anëtare të identifikojnë dhe vlerësojnë cilësinë e të gjitha ujërave në tokë dhe detare dhe t’i klasifikojnë këto ujëra si “të varfra”, “të mjaftueshëm”, “të mirë” ose “të shkëlqyeshëm” në varësi të niveleve të baktereve fekale të zbuluara. Të dhënat e paraqitura në këtë pjesë merren nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë