Lajme
Cilat nga platformat sociale arritën 100 milionë përdorues më shpejt?
Nga hulumtimi i gjashtë platformave më të njohura sociale, ka një afat të ndryshëm kohor mbi suksesin e tyre drejt 100 milionëshit të parë të përdoruesve
Aplikacioni Threads i Instagramit, i lansuar si një konkurrent i Twitterit, ka regjistruar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se pesë ditë, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga mjeti AI ChatGPT për aplikacionin e konsumatorit me rritjen më të shpejtë.
Edhe pse disa rivalë janë shfaqur për të rrëzuar Twitterin, shumica janë platforma të veçanta pa kapacitet për të fituar vrull.
Ndërkohë, Threads përfiton nga lidhja e saj me Instagramin, i cili ka mbi një miliard përdorues të rregullt.
Aplikacioni u shfaq në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Android në 100 vende më 5 korrik, megjithëse nuk është ende i disponueshëm në Evropë sepse kompania mëmë Meta nuk është e sigurt se si të navigojë legjislacionin e Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave.
Në vazhdim TRT Balkan ju bën të ditur afatin kohor mbi suksesin e platformave të ndryshme sociale, të cilat gjithashtu radhiten pas aplikacionit Threads.
100 milionë – ChatGPT dhe Tik Tok me muaj
ChatGPT (Chat Generative Pre-Trained Transformer) është një chatbot i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI dhe i lançuar më 30 nëntor 2022. Ky aplikacion është në gjendje të gjenerojë me profesionalizëm tekste realiste dhe njerëzore për pothuajse çdo gjë. Si i tillë ky aplikacion arriti në 100 milion përdorues në afat prej dy muajsh.
Ndërsa Aplikacioni Tik Tok u lançua në vitin 2016 nga kompania kineze e teknologjisë ByteDance. Tani i disponueshëm në më shumë se 150 tregje të ndryshme, TikTok ka zyra në Pekin; Los Angjelos, Moskë; Mumbai, Indi, Seul, Kore të Jugut dhe Tokio.
Suksesi drejt 100 milionëshit të parë të përdoruesve të Tik Tokut arriti pas nëntë muajsh nga lansimi i saj.
100 milionë – Instagram, Facebook dhe Twitter me vite
Tri platformat më të vjetra sociale Facebook (2004), Twitter (2006) dhe Instagram (2010) për dallim nga Threads, ChatGPT dhe Tik Tok të cilat kanë arritur 100 milionshin e parë të përdoruesve brenda disa ditësh, gjegjësisht muajsh, këtyre u janë dashur vite të tëra.
Instagrami 100 milionëshin e parë të përdoruesve e ka arritur brenda 2 vjet e gjysmë, Facebooku brenda 4 vjetëve e gjysmë, ndërsa Twitteri brenda 5 vjetëve.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












