Lajme
Çifti kosovar udhëtoi për pushime në vendlindje, duke qenë në Austri në karantinë
As koronavirusi nuk mundi ta ndalonte çiftin të udhëtonte për në Kosovë

Pavarësisht që ishin të izoluar në karantinë për shkak te infektimit me Covid -19, një çift kosovar nga Linzi i Austrisë bashkë me djalin e tyre kanë udhëtuar për pushime në Kosovë. Të martën, “shkelësit e rregullave të karantinës” në Linz u dënuan me tre muaj burg me kusht, shkruan albinfo.at.
Testet pozive të dëshmuara me virusin korona dhe njoftimi se ata duhet të rrinë të izoluar në karantinë, nuk e kanë penguar një çift nga Linz-i të udhëtojë gjatë muajt gusht të vitit 2021 për në Kosovë. Bashkë me ta ishte edhe djali i tyre i infektuar po ashtu me Covid -19.
Në Kosovë, bashkëshorti 45-vjeçar madje është dashur të trajtohet në një klinikë private për një javë për shkak të sëmundjes, raporton krone.at. Së bashku me gruan e tij 42-vjeçare, ai tash pas pesë muajsh u desh të dalë para gjyqit në Linz, për akuzën mbi dyshimin për rrezikimin e qëllimshëm të njerëzve me një sëmundje ngjitëse.
Vendimi gjyqësor: Tre muaj me kusht.
E-Diaspora
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip Nijat Bajrami, themelues dhe drejtues i Spitex BajRon AG: “Përveç përkujdesjes shëndetësore profesionale, ne flasim shqip,...
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
Jeta në Austri
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri Art Smakaj zyrtarisht te LASK Linz,eprezentuesi i Kosovës transferohet nga Kroacia në Austri...
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion