Sport
Chelsea vëzhgon Rashicën
Milot Rashica mund të jetë pjesë e Chelseat, derisa është kërkuar edhe nga skuadra italiane, Na
Njëri nga mesfushorët më të mirë shqiptar padyshim është Milot Rashica. Ai luan për Vitesen dhe Kombëtaren shqiptare dhe shihet me të ardhme të ndritur, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e Chelseat huazon shumë lojtarë në Vitese në mënyrë që të fitojnë sa më shumë përvojë. Por këtë sezon, gjërat do të jenë pak më ndryshe, pasi londinezët kanë vendosur që të dërgojnë në Holandë një prej ekspertëve të tyre, trajnerin e ekipit U-21, Andy Mayers. 42-vjeçari, i cili ka drejtuar Chelsean në suksesin në UEFA Youth League në sezonin e kaluar, do të jetë pjesë e stafit teknik të Viteses për një sezon.
Detyra e tij do të jetë jo vetëm të mbikëqyrë zhvillimin e talenteve të rinj që Chelsea ka huazuar te klubi holandez, por edhe të mbikëqyrë futbollistë cilësorë në Holandë të cilët në të ardhmen mund të bëhen pjesë e bluve.
Kjo është një mundësi e artë për Rashicën që të tregojë vlerat dhe të bindë pjesëtarin e stafit të Chelseat se është gati për hapin e madh në karrierë. Për futbollistin shqiptar është përfolur për një interesim nga Napoli.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









