Lajme

Çfarë u diskutua mes presidentit Cassis dhe atij ukrainas, Zelensky

Dje, presidenti zviceran, Ignazio Cassis, u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe anëtarë të lartë të kabinetit të tij, përcjell albinfo.ch.

Cassis tha se ai pranoi homologun e tij për të treguar “solidaritetin e tij me popullin ukrainas”.

Tema të cilën u bisedua ishte e përqendruar kryesisht në situatën aktuale të luftës, nevojat humanitare të Ukrainës dhe punën përgatitore për planin e rindërtimit dhe zhvillimit të vendit, tha Këshilli Federal në një deklaratë.

“Gjatë takimit tim me Presidentin Zelensky shpreha mbështetjen time për njerëzit e Ukrianës. Ne folëm për nevojat humanitare dhe ndihmën zvicerane për Ukrainë në një nivel dypalësh dhe shumëpalësh”, u shpreh Cassis.