Lajme
Çfarë tregojnë dokumentet sekrete amerikane që rrodhën në publik?
Dokumentet amerikane të zbuluara treguan se mosmarrëveshjet në organin e sigurisë së Rusisë kanë bërë që Ministria e Mbrojtjes të akuzohet për uljen e numrit të viktimave të luftës në Ukrainë, raporton BBC.
Rusia ka folur shumë pak publikisht për shkallën e vdekjeve të saj në luftë.
Por, dosjet treguan se shërbimi i sigurisë FSB pretendon se zyrtarët nuk po numëronin vdekjet e Gardës Kombëtare Ruse, mercenarëve të Wagner.
Rusia ka paralajmëruar se dokumentet që qarkulluan mund të jenë të rreme, të hedhura qëllimisht nga SHBA-ja në median sociale.
Megjithatë, detajet vërtetojnë atë që tashmë dihej gjerësisht, se grupet ushtarake dhe ato të sigurisë ruse kanë pasur mosmarrëveshje të shpeshta në lidhje me trajtimin e luftës në Ukrainë dhe se Rusia ka shmangur publikimin e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve, përcjell albinfo.ch.
FSB-ja raportoi gati 110 000 viktima deri në muajin shkurt, një shkallë ende shumë më e ulët se numrat e kësaj jave në dokumentet amerikane të zbuluara, të cilat vlerësonin humbjet ruse në 189 500 dhe 223 000 viktima.
Shifra më e fundit zyrtare e Rusisë daton në shtator të vitit të kaluar, ku u konfirmuan 5 937 vdekje të ushtarakëve.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë









