Lajme
Çfarë nuk keni ditur për ujin e gazuar
Uji i gazuar është pije, e cila NUK përmban sheqer, yndyrë as kalori, ndërkaq e hidraton organizmin.
Kur një sasi e vogël e gazit të dioksid të karbonit zbërthehet në ujë nën presion, krijohet thartira e butë karbonike, e cila ujit i jep notën e vezulluese dhe të gëzueshme. Mirëpo, ky ende është UJË.
Kjo procedurë quhet karbonizim dhe mund të aplikohet në ujëra minerale, të cilat përmbajnë minerale të ndryshme ose në lëngje të ëmbla, siç janë tonikët dhe cola.
Uji i gazuar është i parrezikshëm.
Keri Gans, nutricionist nga Nju-Jorku, thekson që “uji i gazuar është njësoj hidratues dhe i shëndetshëm dhe që flluskat në të i shtojnë vetëm shije të butë”.
Ai rekomandon që të shtoni në ujë të gazuar fletë të mentës së freskët, copa kastraveci të prerë në rrathë, limon apo ndonjë pije tjetër të freskët. Në atë mënyrë, drejtpërdrejt në organizëm fusni freski dhe kthjelltësi.
Kristi King, dietist i lartë klinik në Texas Children’s Hospital, Houston, thotë që hulumtimet klinike tregojnë padëmshmërinë e ujit të gazuar për kockat dhe zmaltin e dhëmbëve.
Erozioni i dhëmbëve është rezultat i pijeve të cilat janë të ngopura me sheqer në bashkëveprim me karbonizimin. Ato pije janë soda dhe lëngjet.
Flluskat në ujin mineral të gazuar ndihmojnë tretjen, posaçërisht të ushqimit të yndyrshëm dhe lehtësojnë zbrazjen e zorrëve.
Në këtë mënyrë, zvogëlohet masa trupore dhe ndihmon pastrimin e organizmit.
Kur stomakun e keni të balancuar, atëherë edhe gjendja shpirtërore është më e mirë.
Doktorët e Klinikës Mayo thonë që uji i gazuar është njësoj i shëndetshëm si edhe uji i zakonshëm.
E vetmja gjë me rëndësi është që në ditë të pimë sasi të mjaftueshme uji, në mënyrë që të plotësohen nevojat për hidratim.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










