Kosova
Çfarë do të ndodhë me kosovarët që janë në Siri
Në vatrat e luftës në Siri, ende janë më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova. Këtij numri i shtohen edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës
Qeveria e Kosovës do të veprojë njësojë sikurse shtetet tjera të koalicionit global kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) me qytetarët të cilët vazhdojnë të jenë në vatrat e luftës në Siri.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë bërë të ditur se janë duke e ndjekur me shqetësim gjendjen e qytetarëve kosovarë atje, mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje të qartë, nëse ka ndonjë veprim konkret për kthimin e këtyre qytetarëve në shtëpitë e tyre.
Aty thuhet se Qeveria e Kosovës, ka vënë si prioritet dhe është përkushtuar maksimalisht që të mbrojë qytetarët nga ideologjitë ekstremiste, si dhe të parandalojë të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, përcjell albinfo.ch.
“Dhjetëra kosovarë dhe familjarë të tyre (gra dhe fëmijë), që vazhdojnë të jenë në zonën e konfliktit, disa prej të cilëve janë të arrestuar apo gjenden nëpër kampe të ndryshme të forcave opozitare siriane. Duke marrë në konsideratë mundësinë e ri-atdhesimit të tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës, si shtet anëtar i koalicionit kundër ISIS-it, do të vazhdojë të trajtojë këtë çështje në pajtim me politikat e koalicionit, praktikat e shteteve anëtare, si dhe duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën, ligjet dhe interesat e qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në këtë përgjigje.
Si pjesë e koalicionit global kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), thuhet në këtë përgjigje, Republika e Kosovës ka dëshmuar të jetë partnere e besueshme, duke dhënë kontribut të çmuar në arritjen e objektivave të këtij koalicioni.
“Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë arrestuar dhe vënë para drejtësisë gjithë personat që janë kthyer nga zona e konfliktit dhe persona tjerë që kanë organizuar, rekrutuar, financuar dhe lehtësuar udhëtimin e tyre për në zonën e konfliktit. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë hartuar dokumente dhe kanë ngritur mekanizma për rehabilitimin e personave të radikalizuar, luftëtarëve të huaj dhe familjet e tyre”, thuhet në këtë përgjigje.
Përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas Zyrës së Kryeministrit është vlerësuar si lidere në rajon në trajtimin, parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.
Ndërkaq, javëve të fundit, Forcat Demokratike Siriane dhe aleatët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë liruar qindra qytetarë të cilët ishin të ngujuar brenda hapësirës që e kontrollonte grupi militant, Shteti Islamik.
Në vatrat e luftës në Siri, ende janë më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova. Këtij numri i shtohen edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.
Numri i kosovarëve që u bënë pjesë e luftës së Sirisë filloi të rritet në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














