Sport
Celina, futbollisti i vitit nga Manchester City
Bersant Celina debutoi në raundin e tretë të Kupës FA ndaj Norwichit në janar dhe më pas pati edhe tri paraqitje tjera për ekipin e Manuel Pellegrinit
Sulmuesi nga Kosova, Bersant Celina është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit te ekipi i të rinjve të Manchester Cityt. Ai pati një sezon të shkëlqyer me ekipin U-21, që i solli edhe debutimin për ekipin e parë, shkruan albinfo.ch.
Ai debutoi në raundin e tretë të Kupës FA ndaj Norwichit në janar dhe më pas pati edhe tri paraqitje tjera për ekipin e Manuel Pellegrinit. Celina kishte debutuar edhe në Premierligë, madje duke asistuar një herë për Sergio Agueron.
19-vjeçari më pas u shpërblye me kontratë të re trevjeçare dhe tani nga tifozët është zgjedhur si më i miri i të rinjve të “Qytetarëve”. “Fillimisht, dua të falënderoj të gjithë fansat që votuan për mua. Ka shumë talente të mëdha në këtë klub andaj është nder i madh për mua. Ishte sezon shumë i mirë për mua dhe ekipin. Kam luajtur thuajse gjithë sezonin për ekipin U-21 dhe kam shënuar disa gola të mirë. Pa ekipin dhe lojtarët e mrekullueshëm rreth meje, nuk do t’ia dilja. Pata shansin edhe në ekipin e parë dhe isha shumë i lumtur që mu dha mundësia të luaja dhe të tregoja sa jam i mirë”, ka thënë Celina pasi mori çmimin.
Sulmuesi pati rastin për të luajtur në ekipin e parë edhe në turneun para-sezonal nën urdhrat e trajnerit të ri Pep Guardiola.
“Shkuam në Kinë dhe luajtëm ndaj Bayernit. U përfshiva në ekip dhe jam shumë falënderues që më dhanë rastin për të luajtur me një ekip kaq të mirë dhe trajner të madh”, ka shtuar Celina.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









