Autotech
Çdo i dyti është i “çmendur” pas telefonit mobil
Përdorimi i tepërt i telefonave celularë në Zvicër është treguar nga të dhënat ekskluzive të firmës konsulente “Deloitte”

48 për qind e pronarëve të telefonave celularë zviceranë zbulojnë se ata janë të varur shumë shpesh nga telefonat e tyre të mençur. Grup moshat 25 deri në 34 vjeç, përbëjnë dy të tretat. Ndërsa katër për qind e zviceranëve zgjohen natën për të kontrolluar telefonin e tyre celular.
Në përgjithësi, të rinjtë kanë më shumë gjasa të jenë në telefon. Përveç kësaj, mund të konkludohet nga të dhënat e “Deloitte”: “Sa më i madh telefoni, pronarët më gjatë merren me të”.
Siç citon Sonntagsblick, statistikat e “Deloitte” të rinjtë harxhojnë rreth tri orë në ditë sidomos në Youtube, WhatsApp, Snapchat, Instagram.
Shkencëtarët nuk bien dakord se kur duhet të flitet për varësinë nga telefoni celular. Studimet amerikane e definojnë atë si një sjellje problematike kur dikush i qaset telefonit të tyre celular më shumë se 60 herë në ditë. Një amerikan i rritur kontrollon telefonin e tij më shumë se 200 herë në ditë, shkruan albinfo.ch.
Nomofobia quhet: «No-Mobile-Phone-Phobia», frika se nuk ka një telefon celular në dorë. Pa një telefon celular, të prekurit bëhen shumë nervoz, të shqetësuar ose në depresion.
I varur apo jo: Në studimin e Deloitte, shumë prej rreth 1.000 të anketuarve zviceranë thanë se kishin përjetuar probleme fizike nga përdorimi i tepruar i celularit. Gjashtë për qind përjetuan vështirësi vizuale të paktën një herë, sepse ata përdorën telefonin celular shumë shpesh, pesë për qind dhimbje koke ose gishtërinj të lënduar.
Fakte
4 për qind e të gjithë përdoruesve zgjohen gjatë natës për të kontrolluar telefonin e tyre celular.
23 për qind e të gjithë përdoruesve të smartfonëve janë të hutuar kur duan të bëjnë një detyrë.
23 për qind e përdoruesve kanë një ndjenjë të vazhdueshme për të kontrolluar çdo lajm në telefonin celular.
21 për qind shkojnë më vonë për shkak të telefonit celular se ç’ kanë kërkuar.
13 qind kanë frikë se do të humbin diçka nëse nuk mund ta kontrollojnë telefonin celular.
6 qind tashmë kishin probleme me shikimin, sepse ata i përdorën shumë telefonat e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor