Jeta në Zvicër

Çdo i dhjeti, probleme me lexim dhe shkrim

800 mijë të rritur në Zvicër kanë probleme me lexim dhe shkrim. Por, çështja e analfabetizmit mbetet tabu

800.000 të rritur në Zvicër nuk mund ta kuptojnë një tekst të thjeshtë, sipas deputetit të PS-së, njëherësh kryetar i Shoqatës zvicerane ombrellë të shkrimit dhe leximit, Chantal Galladé, përcjell albinfo.ch lajmin e SRF-së. Sipas Galladé, bëhet fjalë për njerëzit që janë rritur dhe shkolluar në Zvicër. Problemi mund të ndikojë në gjithë shoqërinë.
Arsyet janë komplekse, sipas Galladé. Kishte nga ata që nuk kishin mësuar siç duhet në shkollë. Por, ka pasur edhe nga ata që megjithëse kishin fituar aftësi në shkollë, i humbën përsëri në jetën e tyre.
Për shkak se ishte një temë shumë e madhe tabu, këta njerëz shpesh janë turpëruar dhe kanë fshehur paaftësinë e tyre duke mashtruar.

Organizata ombrellë e shkrimit dhe leximit kërkon që mësuesit, por edhe të rriturit, të cilët ofrojnë shërbime sociale, në polici dhe në ushtri, që të sensibilizojnë këtë çështje duke ofruar ndihmë.