E-Diaspora
Bytyqi: Do të jemi pranë diasporës shqiptare në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, është takuar me përfaqësues të shoqatave dhe të shkollave të mësimit plotësues të komunitetit shqiptar që jeton në Londër. Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi ka shpalosur prioritetet arsimore të Kosovës, me theks bashkëpunimin midis Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë për organizimin dhe financimin e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë, përcjell albinfo.ch.
Pasi që theksoi kontributin e madh që ka dhënë dhe po e jep për Kosovën diaspora shqiptare, ministri Bytyqi premtoi që së bashku me ministritë tjera të linjës do të jenë gjithmonë pranë diasporës shqiptare, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës.
Ky takim është zhvilluar gjatë vizitës zyrtare të ministrit Bytyqi në Londër, ku ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









