Kosova
Burri plagos ish-vjehrrin në oborrin e Gjykatës në Dragash
Një tentim vrasje dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së premtes në Dragash, përcjell albinfo.ch.
Një 31-vjeçar e ka plagosur ish-vjehrrin e tij jashtë objektit të degës së Gjykatës Themelore, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar, po ashtu edhe arma është sekuestruar.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q., ish-vjehrrin i tij nga Dragashi, pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit mes vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës”, ka thënë Gashi.
Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











