Lajme
Burgu më i madh në botë
El Salvadori ka ndërtuar burgun, i cili mund të jetë më i madhi në botë. Ai është gati për të pritur 40 mijë të burgosur. San Salvadori, kryeqyteti i El Salvadorit, konsiderohet si kryeqyteti botëror i vrasjeve, ndërsa qeveria i ka shpallur luftë bandave gjatë kohëve të fundit.
Presidenti Nayib Bukele ka thënë se të burgosurit në institucionin e vuajtjes së dënimit do të kenë kushte tejet të rrepta. Në këtë burg do të ketë rreth 600 ushtarë dhe 250 policë. Gjithashtu, do të instalohen edhe pajisje elektronike që do të bllokojnë valët e telefonave për të parandaluar çdo tentativë komunikimi nga të burgosurit me botën jashtë.
Burgu është ndërtuar në Tecoluca me një sipërfaqe 166 hektarë. Sipas “The Sun”, ai mund të bëhet burgu më i madh në botë. Aktualisht, ky titull i takon burgut Silivri në Stamboll.
Presidenti Nayib Bukele ka shpërndarë edhe pamje nga burgu në rrjetet sociale. Ai është shprehur se burgu do të jetë një element kryesor për të fituar luftën kundër bandave.
“Të gjithë kriminelët që kanë shkaktuar terror dhe dhimbje te populli i El Salvadorit do të vuajnë dënimin e tyre nën një regjim tejet të ashpër”, tha zëvendësministri i Drejtësisë, Osiris Luna, përcjell albinfo.ch.
Marsin e vitit të kaluar, El Salvadori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së ndjeshme të numrit të vrasjeve.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












