Sport
Bunjaki frikëson Shqipërinë
“Gjithmonë lojtarët duhet të zgjedhin sipas dëshirës së tyre dhe nuk është e drejtë e asnjë federate për të vendosur për fatin e lojtarëve! Pra, numri një është vendimi i lojtarëve dhe kjo gjithmonë duhet të respektohet!”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ditë më parë deklaroi se disa futbollistë që kanë luajtur në Kampionatin Evropian duan të luajnë për Kosovën, derisa këtë e ka konfirmuar edhe për mediat shqiptare, por pa përmendur emra, shkruan albinfo.ch.
Kosova dhe Shqipëria kanë marrëveshje që futbollistët kuqezi të vazhdojnë të luajnë për Kombëtaren shqiptare, por Bunjaki thotë se është çështje personale e lojtarëve të vendosin. “Gjithmonë lojtarët duhet të zgjedhin sipas dëshirës së tyre dhe nuk është e drejtë e asnjë federate për të vendosur për fatin e lojtarëve! Pra, numri një është vendimi i lojtarëve dhe kjo gjithmonë duhet të respektohet! Kosova është në pritje të një vendimi nga FIFA për lojtarët e saj që luajnë në kombëtare të tjera. Natyrisht që do të jenë të mirëpritur nëse ata shprehin dëshirën të përfaqësojnë shtetin e tyre”, ka thënë Bunjaki për “Panorama Sport”.
Por, ai nuk pranon të flasë për emra. “Së pari duhet të presim vendimin nga FIFA dhe pastaj do të bisedoj sërish me lojtarët. Përpara se të bëhet publik ndonjë emër, mendoj se është me rëndësi të respektohet deri në fund. Por, interesimi për të përfaqësuar shtetin e Kosovës ka qenë edhe më parë, pavarësisht faktit që ne nuk ishim të pranuar nga FIFA dhe UEFA”.
Më parë është folur për Taulant Xhakën dhe Shkëlzen Gashin që mund t’i bashkohen Kosovës. “E thashë që nuk do të ishte profesionale të përdor emra lojtarësh. Me kohë dhe pas një vendimi pozitiv që shpresojmë të jetë nga FIFA, sigurisht do kuptohen kush janë dhe nga vijnë”, theksoi përzgjedhësi i Kosovës.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











