Lajme
Bundesliga do të fillojë më 9 maj
Bundesliga do të ishte e gatshme të rifillojë më 9 maj, ka thënë CEO i DFL, Christian Seifert, por gjithçka varet nga kur qeveria do të jap dritën e gjelbër.
Në konferencën e sotme, Seifert tregoi planet që janë vendosur për rinisjen e garës, duke përfshirë edhe luajtjen pas dyerve të mbyllura me një maksimum prej 213 personash brenda stadiumit dhe 109 jashtë.
“Ne nuk kemi përcaktuar një datë, pasi nuk është në dorën tonë nëse kthehemi ose kur kthehemi. Kemi disa opsione. 1 maji nuk është më një datë real. Nëse sinjali jepet gjatë javës tjetër, atëherë mund të jetë 9 maji”.
“Sidoqoftë, do të ishte mendjemadhësi nga ne që të caktonim një datë. E gjitha varet nga ajo kur vendosin politikanët. Nëse është 9 maji, atëherë do të ishim gati atëherë. Nëse është më vonë, ne do të jemi gati edhe në atë datë”, ka thënë ai.
Lojtarët e Bundesligës do të kenë teste rigoroze për COVID-19 si dhe çdo efekt tjetër të mundshëm.
Ekziston edhe një fond solidariteti prej 7.5 milionë euro nga klubet që luajnë në Ligën e Kampionëve, të cilat do të shpërndahet në mesin e 19 klubeve në kategorinë e tretë dhe divizionin e femrave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











