Kosovë
Bukuritë magjike që dhurojnë Bjeshkët e Rugovës
Rugova është një rajon malor që ndodhet në veriperëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është rajoni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna dhe është e njohur edhe si Alpet Shqiptare. Më 2013 ajo u shpall si Park Kombëtar, shkruan albinfo.ch.
Bjeshkët e Rugovës konsiderohen si një nga atraksionet më të mira turistike malore në Kosovë. Bukuritë e këtij vendi janë të jashtëzakonshme, me shumë atraksione natyrore, të cilat karakterizohen me pamje të magjepse.
Kjo zonë e Kosovës është kthyer sot në destinacion turistik jo vetëm të shqiptarëve të Kosovës, por edhe të mërgimtarëve që janë në kërkim të natyrës e aventurës. Ata mund të eksplorojnë pa fund nëpër magjitë e Bjeshkëve të Rugovës. Nuk është kurrë vonë për të zbuluar të bukurën, e sidomos, kur ajo është fare pranë pushimeve tuaja.
Gryka e Rugovës është një atraksion i rrallë natyror që mund ta ndeshni nëse e vizitoni Pejën, qytetin e bukur, përmes të cilit gjarpëron lumi me ujë bjeshke, me emrin Lumbardh.
Kanioni i Rugovës (Gryka e Rugovës) është një nga kanionët më të gjata dhe më të thella të Evropës. Ai gjendet afër Pejës, në Bjeshkët e Nemuna.
Një urë harkore e njohur lidh kanionin, para së cilës është një shkëmb me një vizatim të një atleti që mendohet të jetë nga periudha pellazge.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë