Kosova
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Biblioteka Kombëtare, pikëtakim i dijes dhe kulturës për turistët e diasporën
Edhe gjatë sezonit veror, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” vazhdon të tërheqë një numër të madh turistësh dhe vizitorësh nga diaspora, duke mbetur një nga institucionet kulturore më të vizituara në vend, transmeton albinfo.ch.
Përmes një njoftimi, Biblioteka Kombëtare ka bërë të ditur se gjatë muajve të verës ka mirëpritur vizitorë të shumtë, të cilët e kanë përfshirë këtë institucion në itinerarin e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë.
Sipas Bibliotekës, interesi i vazhdueshëm i turistëve dhe bashkatdhetarëve dëshmon rëndësinë që ky institucion ka si qendër e dijes, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare, pavarësisht stinës së vitit, transmeton tutje albinfo.ch.
“Edhe gjatë muajve të verës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës vazhdon të mirëpresë një numër të madh turistësh dhe vizitorësh nga diaspora. Ky interes dëshmon se Biblioteka Kombëtare mbetet një pikëtakim i dijes, kulturës dhe trashëgimisë në çdo stinë të vitit. Faleminderit të gjithë atyre që e bëjnë bibliotekën pjesë të përvojës së tyre në Kosovë!”, thuhet në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare.
Me arkitekturën e saj unike dhe fondin e pasur bibliotekar, Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” vazhdon të jetë një prej pikave më të rëndësishme kulturore në Kosovë, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj, si dhe mërgimtarë që gjatë pushimeve zgjedhin të njihen më nga afër me historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













