Muzikë
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë
Këngëtarja me famë botërore ftoi ndjekësit të eksplorojnë Prishtinën përmes Google Maps Street View, duke prezantuar vendet e saj të preferuara dhe duke e cilësuar Sunny Hill Festival si një ëndërr të bërë realitet.
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të veçantë kushtuar Prishtinës, përmes së cilës promovon kryeqytetin e Kosovës dhe njofton se ai tashmë mund të eksplorohet edhe përmes Google Maps Street View, transmeton albinfo.ch.
Në përshkrimin e videos, artistja shkruan: “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View.”
Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe i fton të gjithë ta zbulojnë Prishtinën përmes syve të saj.
“Asnjëherë nuk mund ta njohësh një vend derisa ta shohësh me sytë e tu. Vendlindja ime, Prishtina, është tani në Google Maps Street View”, shprehet ajo.
Artistja prezanton disa nga vendet që kanë një rëndësi të veçantë për të, përfshirë librarinë Dukagjini, të cilën thotë se e viziton sa herë ndodhet në Prishtinë, pasi aty gjen gjithmonë një libër në gjuhën shqipe që nuk e ka lexuar më parë.
Ajo ndalet gjithashtu në disa restorante dhe bare të kryeqytetit, të cilat, sipas saj, pasqyrojnë kulturën shqiptare, energjinë dhe atmosferën unike të Prishtinës.
Në fund të videos, Dua Lipa i kushton vëmendje edhe Sunny Hill Festival, të cilin e cilëson si një ëndërr të bërë realitet dhe një ngjarje që mishëron frymën e qytetit, duke mbledhur çdo vit mijëra vizitorë dhe artistë nga vende të ndryshme.
Publikimi i videos përkon me nisjen e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival dhe shërben njëkohësisht si promovim i Prishtinës, kulturës së saj dhe mundësisë që kryeqyteti tashmë të eksplorohet virtualisht përmes Google Maps Street View. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













