Kultura
Bukuritë e Kosovës prezantohen në Zvicër
Në qendrën e Arteve, “Ibrahim Kodra”, në Melide të Zvicrës është hapur ekspozita “Bukuritë Natyrore të Kosovës”, që synon të forcojë dhe zgjerojë marrëdhëniet sociale dhe kulturore në mes Konfederatës Zvicerane dhe Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se organizimi i kësaj ngjarje u bë fal bashkëpunimit me Komunën e Melides, Ambasadën e Kosovës në Bernë dhe Muzeun Kombëtarë të Kosovës, ndërsa ky projekt iu dedikua vitit 2017, i cili është shpallur nga Asambleja e 70-të e Kombeve të Bashkuara si Vit Ndërkombëtar i Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit për Zhvillim.
Drejtoresha e Artit të Fondacionit, “Ibrahim Kodra”, Maria Pacolli, prezantoi nismën e Kombeve të Bashkuara.
Ekspozita ka prezantuar fotografitë e realizuara nga fotografët ndërkombëtarë dhe pjesëmarrësit në garën e fotografisë më të mirë për promovimin e Kosovës për vitin 2017, e cila ishte organizuar pak kohë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Autorët e fotografive të ekspozuara në këtë ekspozitë janë: Aleksandra Hiltmann, Arben Islami, Erza Rudi, Jeta Abazi Gashi, Maria Pacolli, Marieke Lebet-Booij, Shkëlzen Rexha, Yllka Fetahaj, Agon Nimani, Arian Mavriqi, Armend Nimani, Bleron Caka, Dea Lajqi, Sehida Miftari.
Në këtë ekspozitë është shërbyer edhe ushqim tradicional nga Kosova.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











