Lajme
Buka më e mirë për diabetikët
Aroma e bukës së sapodalë nga furra ka fuqinë të ndezë të gjitha shqisat dhe të fton në ‘mëkat’ nëse e ngrëna e bukës mund të quhet e tillë.
Kjo ndodh edhe te diabetikët, të cilët ndonëse bukën duhet ta konsumojnë me karar, sërish mund të plotësojnë dëshirat për ushqimin më popullor në botë.
Në këtë artikull të AgroWeb.org diabetikët dhe familjarët e tyre do të mësojnë për alternativat më të shëndetshme të brumit.
Buka me fibër
Buka e përgatitur me drithë të plotë, e pasur në fibër, është më e mira për diabetikët.
Sipas ekspertëve, tërshëra dhe embrioni i grurit janë ndër drithërat më të shëndetshme.
Ata shprehen se diabetikët duhet t’u përmbahen sasive të rekomanduara të karbohidrateve në një vakt, por gjithsesi mund të përgatisin vetë bukën me përbërësit më të shëndetshëm.
Përbërësit më të shëndetshëm të bukës
Një bukë e shëndetshme duhet të përmbajë përbërës të pasur me proteinë, yndyrna të mira dhe fibër.
Këta përbërës do të pengojnë rritjen e shpejtë të nivelit të sheqernave në gjak.
Të dhënat e Shoqatës Amerikane të Diabetit, të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se buka e bardhë dhe e përgatitur me miell të përpunuar duhet të zëvendësohet me bukë të bërë me miell 100 për qind me drith të plotë.
Mundësisht, mielli i drithit të plotë dhe i bluar trashë është i rekomanduar për një bukë jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme.
Personat që vuajnë nga diabeti mund të shfrytëzojnë shumë receta, duke zëvendësuar miellin e bardhë me miell të drithit të plotë, miell bajamesh apo të farave të linit.
Këto produkte do t’ju furnizojnë me proteinë dhe do të mbajnë nivelet e sheqerit të qëndrueshme./AgroWeb.org
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









