Kosova
Bruksel: Sot takimi i radhës për dinarin

Bëhet e ditur se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, pritet të takohen sot në Bruksel për të diskutuar për çështjen e dinarit, përcjell albinfo.ch.
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist për finalizimin e zgjidhjes rreth ndikimit të zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore, në mesin e komunitetit serb.
Ky është takimi i shtatë me radhë për këtë çështje.
“Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga Rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka njoftuar Lajçaku.
Të dielën e javës që shkoi ka skaduar plani i aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për periudhën transitore për dinarin.
BQK-ja nuk ka dhënë sqarime se si do të funksionojnë mekanizmat ndëshkues që ndërlidhen me pagesën me dinarë.
Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme nuk parasheh masa ndëshkuese që ushtrohen prej BQK-së, derisa nuk është raportuar për ndonjë zhvillim sa u përket gjobave apo masave administrative lidhur me përdorimin e dinarit.
Në BQK kanë thënë se janë organet e tjera ekzekutive që merren me një gjë të tillë, përfshirë Administratën Tatimore, Doganën e Policinë e Kosovës.
E në Qeveri nuk kanë treguar se çka do të ndodhë tani e tutje që plani i BQK-së ka skaduar.
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për televizionin publik ka thënë se BQK-ja e ka sqaruar tashmë se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi.
E-Diaspora
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false Mërgimtari që prej vitit 2020 ishte regjistruar në Vorarlberg të Austrisë me të dhëna personale italiane...
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri