Lajme
Britania shkurton me 20% buxhetin për ushtrinë
Ushtria britanike po përballet me shkurtimet më të mëdha buxhetore të dekadës së fundit. Lajmin e ka bërë të ditur media e njohur The Telegraph, e cila citon burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Nëpunësve civilë u është thënë se buxhetet për shkencën, teknologjinë, kërkimin dhe zhvillimin përballen me një shkurtim prej rreth 20 për qind këtë vit financiar, e cila arrin në qindra milionë paund.
Vendimi për shkurtimin e financave bëhet për faktin se qeveria duhet të arrijë shumë e 5.5 miliardë paund kursime këtë vit për të ndihmuar në mbushjen e një vrime të zezë financiare prej 22 miliardë paund që qeveria laburiste pretendon se e ka trashëguar nga konservatorët.
Shkurtimi i shpenzimeve vjen mes frikës se Mbretëria e Bashkuar dhe Perëndimi përballen me kërcënime në rritje nga shtetet e tjera. Ekspertët ushtarakë besojnë se pa investime në teknologjinë ushtarake, forcat e armatosura të Britanisë do të mbeten pas përballë fuqisë së Kinës dhe Rusisë.
“Kjo do t’i bëjë Forcat tona të Armatosura më pak të afta dhe do të thotë se Mbretëria e Bashkuar është më pak e sigurt”.
Dy ish-sekretarë të mbrojtjes nga konservatorët kanë ngritur shqetësime rreth shkurtimeve.
“Nëse Rachel Reeves nuk angazhohet për 2.5 për qind të PBB-së me një afat kohor, shkurtimet në kërkim dhe zhvillim do të jenë një pikë në oqean në krahasim me atë që do të ndodhë me pjesën tjetër të buxhetit të mbrojtjes. Ata po përballen me shkurtime masive”, tha Ben Wallace.
“Kjo është thellësisht shqetësuese. Kur përballemi me kërcënime gjithnjë në rritje dhe shohim teknologjitë në fushën e betejës që përparojnë kaq shpejt, nuk është koha për të bërë shkurtime në shkencën dhe teknologjinë më të avancuar”, shtoi Willamson.
Paralajmërimi rreth shkurtimeve në ushtri fillimisht u njoftua në qershor, kur Partia Laburiste pritej gjerësisht të fitonte zgjedhjet parlamentare dhe të vinte në pushtet.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










