Lajme

Britania sanksionon 206 subjekte të tjera ruse

Bëhet e ditur se Mbretëria e Bashkuar ka vendosur edhe 206 individë dhe biznese të tjera ruse në listën e sanksioneve.

Viktor Medvedchuk, i cili është kapur nga forcat ukrainase, është ndër ata që kanë parë asetet e tyre të ngrira, si dhe manjati rus i naftës dhe kreu i “LUKOIL”, Vagit Alekperov, shkruan Skynews, përcjell albinfo.ch.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në Ukrainë ka vendosur një sërë sanksionesh.