Lajme
Britania rrit tarifat e aplikimit për pasaportë
Kostoja e aplikimit për një pasaportë në Britani do të rritet duke filluar nga muaji i ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Qeveria ka deklaruar se do të njoftojë tarifat e reja për aplikimin e pasaportave prej 2 shkurtit, çka do të prekë ata që do të rinovojnë ose aplikojnë për mjetin e identifikimit.
Tarifa për një aplikim standard online i kryer nga brenda Mbretërisë së Bashkuar do të rritet në 82.50 Paund për të rriturit nga 75.50 që është aktualisht. Për pasaportat e fëmijëve pagesa e 49 Paundëve do të shkojë në 53.50.
Aplikimet postare do të rriten nga 85 Paund në 93 për të rriturit dhe nga 58.50 në 64 Paund për fëmijët.
Faqja zyrtare qeveritare që njofton propozimet shprehet: “Tarifat e reja do të ndihmojnë administratën për të kaluar në një sistem që përputhet me kostot nëpërmjet atyre që e përdorin, duke reduktuar mbështetjen në financimin nga taksimi i përgjithshëm. Qeveria nuk ka asnjë përfitim nga kostot e aplikimit për pasaportë”.
“Tarifa do të kontribuojë në koston e procesimit të aplikimit për pasaportë, shërbimin konsullor jashtë kufirit, përfshirë për pasaportat e humbura ose të vjedhura dhe të regjistrimit të qytetarëve britanikë në kufijtë e vendit. Rritja do t’i mundësojë qeverisë vazhdimin e përmirësimit të shërbimeve të saj”.
Kjo është hera e parë në 5 vjet që rriten tarifat e aplikimit për pasaportë, shkruhet në deklaratë, duke shtuar se propozimet do të kalojnë nën vlerësimin e Parlamentit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













