Lajme
Britania e Madhe aprovon pilulën anti-Covid
Britania e Madhe bëhet shteti i parë në botë, i cili aprovon pilulën anti-Covid, e prodhuar nga kompania amerikane Merck. Një masë e ndërmarrë për të përforcuar luftën ndaj pandemisë.
Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor rekomandoi që ilaçi, i quajtur molnupiravir, të përdoret sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi një person mbi 18 vjeç rezulton pozitiv për COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.
Ky është trajtimi i parë antiviral oral për COVID-19 që miratohet dhe që merr dritën jeshile përpara lejes së mundshme nga agjencitë rregullatore të SHBA-së.
Këshilltarët amerikanë do të takohen këtë muaj për të përcaktuar nëse molnupiravir duhet të autorizohet.
Ilaçi, që do të quhet Lagevrio në Britani të Madhe, është vëzhguar nga afër që kur të dhënat muajin e kaluar treguan se kur jepet në fillim të sëmundjes, s’mund të përgjysmojë shanset për të vdekur ose për t’u shtruar në spital.
Bazuar në të dhënat e provës klinike, pilula është më efektive kur merret gjatë fazave të hershme të infeksionit.
Muajin e kaluar Britania e Madhe ra dakord me një marrëveshje me Merck për të siguruar 480.000 pilula të molnupiravir./Euronews
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










