Lajme
Britani: Nga e hëna, kush gënjen në aeroport, mund të arrestohet
Prej muajsh askush nuk lejohet të udhëtojë jashtë Britanisë, veçse për arsye të veçanta, si për biznes, arsimim dhe arsye humanitare.
Ky ndalim udhëtimi për momentin do të vazhdojë deri më 17 maj, por qeveria britanike dukshëm dyshon për shumë udhëtime jashtë këtyre kategorive, andaj ka vendosur që nga e hëna, më 8 mars, kushdo që nuk plotëson një deklaratë udhëtimi prej tri faqesh online në faqen zyrtare të qeverisë, dhe nëse nuk e ka atë në telefon ose si kopje të printuar, jo vetëm do të gjobiten nga 200 deri në 6 mijë sterlina dhe nuk do të lejohet të udhëtojë, por edhe mund të arrestohen në rast se rezulton nga kontrollet nëpër aeroporte se kanë gënjyer për arsyet e udhëtimit.
Një masë e tille duket se ka krijuar reagime pasi britanikët ndërkohë kanë vështirësi të tjerë për udhëtimin pas Brexitit, por kjo masë shihet si e pakuptimtë dhe një burokraci më shumë për udhëtarët, aq më tepër që Britania është duke dalë nga pandemia e të dhënat nga infektimet, vdekshmëria dhe vaksinimi masiv tregojnë se udhëtimet ndërkombëtare duket se do të mundësohen më shpejt se çdo vend tjetër evropian.
Madje Qipro një ditë më parë njoftoi se do të lejojë britanikët e vaksinuar të udhëtojnë drejt ishullit për pushime duke filluar nga 1 maji, e të njëjtën gjë po negocion edhe Greqia me Britaninë.
Qeveria e Boris Johnson argumenton se kjo masë ndërmerret për të frenuar përhapjen e virusit dhe është shenjë e faktiti se ka udhëtarë që gënjejnë për arsyet e udhëtimit, në kohën kur udhëtimet ndërkombëtare janë të ndaluara dhe shumë shtete kanë ndërprerë fluturimet direkte me aeroportet britanike.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











