Gruaja
“Brezi ynë” zgjedh artin për të shpalosur potencialin e gruas
Ekspozita përbëhet nga pikturat e Aidas, poezitë e Nurie Emrullait, që të dyja mysafire nga Maqedonia, si dhe një instalacion nga artistja zvicerane Conny Wagner
Pas disa muajsh të tërë përgatitjesh, më në fund u hap në Cyrih ekspozita „Vajza, e jo nuse”, e artistes Aida Sinani, organizuar nga shoqata „Brezi ynë“.
Siç e thotë për albinfo.ch organizatorja, kryetarja e shoqatës “Brezi ynë”, Linda Arifi, jo pa qëllim për këtë aktivitet ishte zgjedhur pikërisht data e 8 Marsit. Ajo koincidonte më së miri me Ditën ndërkombëtare të Gruas, me ç`rast në vend të protestave apo revoltës për të drejtën e grave, ishte zgjedhur arti si mjet komunikimi dhe shprehje e potencialit të grave.
Me një titull paksa provokativ, organizatorët me këtë rast, hapjen e kësaj ekspozite pikërisht me këtë datë, e shohin më shumë si një projekt që nxit përparimin, apo frymëzon gratë që përmes shfaqjes së potencialit të tyre, të zënë vendin e tyre në shoqëri, gjë e cila iu garantohet që nga lindja.
Ekspozita përbëhet nga pikturat e Aidës, poezitë e Nurie Emrullait, që të dyja mysafire nga Maqedonia, si dhe një instalacion nga artistja zvicerane Conny Wagner.
Për Aidën dhe poeten Nurie, hapja e kësaj ekspozite në Cyrih, e pikërisht me këtë datë, ishte mjaft domethënëse, e ato shpresojnë që puna apo arti i tyre të shërbejnë si një frymëzim për gratë që të punojnë më shumë, e të mos mjaftohen vetëm me ngritje zëri.
Për një atmosferë të këndshme dhe të ngrohtë në ambientin ku u zhvillua aktiviteti, është kujdesur këngëtarja e re dhe shumë e talentuar, Lirona Sadriu, shkruan albinfo.ch. Ajo me zërin dhe kitarën e saj ka interpretuar me mjeshtëri disa këngë që dallohen për kërkesa të larta artistike, këngë këto të këngëtarëve shqiptarë dhe botërorë.
Si pjesë e projektit është edhe punëtoria ( workshop) nga Hamit Zeqiri, udhëheqës i FABIA, Lucern dhe president i KOFI, e cila do të mbahet më 11 Mars.
Si një pjesë shumë e rëndësishme e projektit mbetet padyshim edhe ardhja e kantautores Fatime Kosumit-Andrra. Kjo artiste e këngës, e cila dallohet me një qasje specifike ndaj këngës dhe dhe i jep asaj një funksion shoqëror interesant, sonte më 10.03.2018, do të mbajë një koncert e më pas do të ketë edhe after Party me DJane e njohur kosovare Oda.
Të gjitha aktivitetet mbahen në adresën: Photobastei 2.0, Sihlquai 125, 8005 Zürich (kati i tretë).
E-Diaspora
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë? Deri më tani, referuar statisitkave, mbi 400 mijë persona janë regjistruar nga diaspora, shkruan albinfo.ch. Në...
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë