Opinione
Brezi “Baby-boom” në pension, një sfidë për Bashkimin Evropian
Kur është fjala për fuqinë e punës në BE, me shkuarjen në pension të brezit "baby-boom" (fjala është për personat e lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore), fuqia e punës në BE do të fillojë të bjerë

Abdulah Ahmedi
Në kuadër të strategjisë së re « Evropa 2020 » Komisioni i BE-së ka konstatuar se Evropa ka një dispropocion të rritjes së normave të punësimit në raport me partnerët kryesorë ekonomikë të saj, siç janë SHBA & Japonia.
Pra Evropa ka një normë të punësimit prej 69% të personave të moshës nga 20-64 vjeç, me 63% të gjinisë femrore dhe 76% të gjinisë mashkullore, që është inferiore në raport me atë të partnerëve të saj, USA & Japonia. Dhe vetëm me një normë të punësimit prej 46% të punëtorëve të moshës së tretë (55-64 vjeç), kurse tek partnerët USA & Japonia norma e punësimit është 62% tek mosha e tretë.
Bashkimi Evropian (BE), respektivishtë Komisioni i BE-së në strategjinë e re « Evropa 2020 » propozon një agjendë të bazuar në tri shtylla : një zhvillim ekonomik i bazuar në inovacione, një promovim i resurseve ekonomike afatgjate dhe një punësim i gjithëmbarshëm.
Bashkimi Evropian (BE) në strategjinë e re « Evropa 2020 » synon rritjen e normës së punësimit 75% të moshave nga 22-64 vjeç dhe investime në inovacione 3% të BPB si dhe zhdukjen e varfërisë të mbi 20 miliona personave të rrezikuar nga varfëria.
Sipas të dhënave të « eurostatit », liderë në BE janë Suedia 80% dhe Gjermania 77% që kanë rritur normat e punsimit të moshave nga 22-64 vjeç dhe kanë tejkaluar parashikimet e fiksuara të normës së punësimit 75%, kurse Greqia zë vendin më të ulët me 55% të po kësaj moshe.
Kurse nga ana tjetër numri i personave të moshës më shumë se 60 vjeç po rritet me shpejtësi , madje edhe më shpejtë se para vitit 2007, ose dy milionë për çdo vit. Do të thotë se kemi një zvogëlim të popullsisë aktive dhe një rritje të popullsisë që do të shkojë në pension.
Në të ardhmen nuk e dimë se çfarë do të arrijnë normat e punësimit për moshat nga 20-64 vjeç në vendet e ndryshme të BE-së, e ardhmja do të na tregojë. Kur është fjala për fuqinë e punës në BE, me shkuarjen në pension të brezit “baby-boom” (fjala është për personat e lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore), fuqia e punës në BE do të fillojë të bjerë.
Shikuar nga perspektiva e sigurimeve sociale, sfida kryesore për anëtarët e BE-së është plakja e fuqisë punëtore, apo shkuarja në pension i brezit “baby-boom”. Kjo gjithsesi do të ketë një impakt në sigurimin social, në veçanti në sistemet e pensioneve. Çështja e pensioneve është gjithmonë një çështje kryesore politike dhe secili shtet merret me problemin e qytetarëve që janë në pension. Edhe kur sistemi finaciar funksionon mirë, nevojitet vazhdimisht një kujdes i veçantë që pensionistët të kenë një bazë të mirë materiale për një jetë normale.
E-Diaspora
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare Regi Beck GmbH në Regensdorf ofron kuzhinën tradicionale shqiptare dhe atë italiane ndërsa pjesa e furrës...
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës