Lajme
Bota, ‘rrezikshëm e papërgatitur’ për pandemitë e ardhshme
Vendet në mbarë botën duhet të përditësojnë planet e tyre të gatishmërisë ndaj pandemisë deri në fund të vitit, thotë Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me qendër në Gjenevë (IFRC), përcjell albinfo.ch.
Në Raportin e Fatkeqësive Botërore 2022, botuar të hënën, FNKK-ja tha se “të gjitha vendet mbeten të papërgatitura në mënyrë të rrezikshme për shpërthime të ardhshme”, pavarësisht se Covid-19 vrau më shumë njerëz se çdo tërmet, thatësirë apo uragan në histori.
“Pandemia tjetër mund të jetë afër qoshes. Nëse përvoja e Covid-19 nuk do të shpejtojë hapat tanë drejt gatishmërisë, çfarë do të bëjë?”, tha Jagan Chapagain, sekretari i përgjithshëm i IFRC, rrjeti më i madh në botë për reagim ndaj fatkeqësive.
Raporti tha se vendet duhet të rishikojnë legjislacionin e tyre për të siguruar që ai të jetë në përputhje me planet e tyre të gatishmërisë ndaj pandemisë deri në fund të vitit 2023 dhe të miratojnë një traktat të ri dhe Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit të rishikuar deri në vitin e ardhshëm që do të investojnë më shumë në gatishmërinë e komuniteteve lokale.
Ai rekomandoi gjithashtu që vendet të rrisin financat e brendshme shëndetësore me 1% të PBB-së dhe financat globale të shëndetësisë me të paktën 15 miliardë dollarë (13.8 miliardë CHF) në vit.
“Gjëja e rëndësishme është që duhet të ketë një vullnet politik për t’u angazhuar për këtë”, tha Chapagain, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










