Lajme
Bota mund të përballet me një nga goditjet më të mëdha energjetike ndonjëherë

Pushtimi rus i Ukrainës dhe goditja e Perëndimit ndaj Moskës e ka lënë ekonominë botërore të ekspozuar ndaj një shoku epik energjetik, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
“Pasiguria se si do të zgjidhet ky konflikt dhe mungesa e naftës është e paprecedentë”, shkruajnë strategët e Goldman Sachs, kompanisë financiare me bazë në Nju-Jork, në një deklaratë për klientët.
Zhvillimet kanë qenë të pandërprera. Të martën Shtëpia e Bardhë njoftoi një ndalim të importeve të naftës ruse dhe Mbretëria e Bashkuar u zotua të heqë gradualisht importet nga vendi deri në fund të këtij viti. Nëse vendet e tjera perëndimore ndjekin “në masë” drejtimin e Amerikës dhe ndalojnë naftën ruse, çmimet e naftës së papërpunuar mund të rriten deri në 240 dollarë për fuçi këtë verë, paralajmëroi Rystad Energy në një raport të publikuar të mërkurën.
Një veprim i tillë do të krijonte një “vrimë në treg” prej 4.3 milionë fuçi në ditë, e cila thjesht nuk mund të zëvendësohet shpejt nga burime të tjera furnizimi”, tha tutje Rystad.
“Duke pasur parasysh rolin kyç të Rusisë në furnizimin global me energji, ekonomia globale së shpejti mund të përballet me një nga goditjet më të mëdha të furnizimit me energji ndonjëherë”, tha Goldman Sachs në raportin e së hënës mbrëma, duke shtuar se shkalla e goditjes është “potencialisht e madhe”, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime