Kosova
Borrell tregon se kur publikohet propozimi evropian
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se liderët e dy vendeve Kosovës e Serbisë janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket planit evropian.
“Jam i lumtur të lajmëroj që presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian i cili e ka titullin propozimi për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe ata janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera, ky është propozimi që do të publikohet në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë dhe jo për Bashkimin Evropian, kjo është për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Kjo bëhet në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Serbi duke përdorur pasaportat e tyre si dhe targat, kjo do të thotë se njerëzit sot të mund të punojnë pa u pyetur nëse diplomat e tyre ku i kanë marrë ato që të mund të verifikohen ose nostrifikohen. Dhe mund të sjell mundësi të reja ekonomike dhe ndihmë të madhe ekonomike dhe investime në Kosovë”, tha Borrell.
Ai ka thënë se një takim tjetër i nivelit të lartë pritet të mbahet nga mesi i muajit mars.
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













