Edon Zhegrova mund të përfshihet në listën e Juventusit për vazhdimin e garave në Ligën e Evropës, pas lëndimit të mesfushorit italian Manuel Locatelli. Sipas mediumit italian “La Stampa”, drejtuesit e klubit torinez po shqyrtojnë mundësinë që reprezentuesin e Kosovës ta regjistrojnë në vend të Locatellit, përcjell albinfo.ch.
Kjo mundësi lejohet edhe nga rregullorja e UEFA-s, e cila u jep klubeve të drejtën të bëjnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A gjatë fazës së ligës, në rast të një lëndimi ose sëmundjeje serioze që e mban futbollistin jashtë fushave për më shumë se 60 ditë.
Zhegrova nuk ishte përfshirë në listën fillestare të Juventusit për garat evropiane, por paraqitjet e fundit mund t’i japin një mundësi të re.
Sulmuesi 27-vjeçar kontribuoi me një asistim në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Napolit në fundjavë. Në këtë edicion, ai ka regjistruar dy gola dhe dy asistime./Albinfo.ch