Lajme
Borrell: Evropa të bëhet gati për luftë
“Mundësia e një lufte konvencionale me intensitet të lartë në Evropë nuk është më një fantazi”.
Kështu është shprehur në fjalimin e tij në forumin “Nueva Economia” përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, duke shtuar se “duhet bërë gjithçka për ta shmangur atë”.
“Për të frenuar armikun duhet të kemi mjetet për ta bërë këtë”, nënvizoi Borrell, teksa iu referuar Rusisë si kërcënimi më i madh për kontinentin, që pas nisjes së konfliktit në Ukrainë.
“Rusia kërcënon Evropën, si përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë, ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së. Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale, në Evropë nuk është më një fantazi”, tha Borrell.
Është hera e parë që ish-ministri i Jashtëm spanjoll ka paraqitur kërcënimin rus në mënyrë kaq të qartë, pas paralajmërimeve të fundit nga shefat ushtarakë dhe udhëheqësit në Evropën veriore për rrezikun e më shumë sulmeve ruse përtej Ukrainës.
Konflikti në kufirin e BE-së ka ekspozuar industrinë e mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të pakufizuara të bllokut. Ajo ka trembur gjithashtu kryeqytetet që janë të shqetësuar se SHBA mund të tërhiqet nga roli i saj afatgjatë si garancia përfundimtare e sigurisë së kontinentit nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.
“Ne kemi nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar… e krahasueshme me atë që krijuam gjatë krizës financiare [eurozonës]. Ombrella e SHBA-së, në të cilën jemi mbështetur që nga Lufta e Ftohtë, mund të mos jetë e hapur gjatë gjithë kohës. Ndoshta, në varësi të asaj se kush po e sundon Uashingtonin, ne nuk mund të mbështetemi te Amerika për të na mbrojtur. Brenda një aleance, prioritetet për anëtarët individualë mund të ndryshojnë”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










