Lajme
Kremlini mohon deklaratën e Boris Johnson-it
Referuar një dokumentar të ri të rrjetit BBC, ish-kryeministri britanik Boris Johnson thotë se presidenti rus Vladimir Putin e kishte kërcënuar Britaninë me një sulm me raketa.
Johnson tha se biseda telefonike u zhvillua në prag të agresionit në Ukrainë nga Moska në shkurt të vitit të kaluar.
Ai kujton udhëheqësin rus të ketë thënë: “Do të duhej vetëm një minutë…dhe gëzuar“.
Johnson, megjithatë, tha se ai nuk e mori seriozisht kërcënimin në telefonatën e tyre “të jashtëzakonshme”. “Ishte thjesht në vazhdën e bisedës ku unë po përpiqesha ta bindja të negocionte”, tha Johnson për presidentin Putin.
“Është një gënjeshtër”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Kremlinit për interpretimin e bisedës telefonike nga zoti Johnson. “Nuk ka pasur kërcënime me raketa”.
Ish-kryeministri Johnson gjithashtu i tha BBC-së se ai u përpoq ta bindte zotin Putin të mos fillonte luftë, duke i thënë atij se Ukraina nuk do t’i bashkohej NATO-s në një “të ardhme të parashikueshme”. Zoti Johnson tha gjithashtu se i tha udhëheqësit rus se një pushtim i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore. Zoti Johnson, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar pas një sërë skandalesh, u përpoq ta poziciononte Londrën si aleatin kryesor të Ukrainës në Perëndim. Ndërsa ishte në detyrë, ai vizitoi disa herë Kievin dhe telefonoi shpesh presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










