E-Diaspora
„Bonevet“, kamp veror që u dedikohet edhe fëmijëve të diasporës
Kampi veror „Bonevet“ fillon nga 11 korriku
Ky kamp veror do të zhvillohet gjatë muajve korrik dhe gusht për të gjithë fëmijët nga Kosova dhe diaspora, të cilët përkrah mësimeve mbi teknologjinë, elektronikën dhe mekanikën, do të kenë rastin të jenë pjesë e aktiviteteve verore argëtuese.
Për ata që iu pëlqen loja, sfidat interesante teknologjike, arti apo krijimi, kampi veror në BONEVET do të jetë vendi i duhur për të kaluar këtë verë. Kampistët nga mosha 8 deri 18-vjeçare do të mësojnë të bëjnë video-lojëra, programim, të punojnë me littleBits dhe Arduino, të ndërtojnë robotë e të krijojnë punime mahnitëse.
Duke krijuar shoqëri të re, e duke mësuar me teknologjinë më moderne, gjatë kampit veror pjesëmarrësit do të rrisin aftësitë krijuese, organizative dhe do të bëjnë punime, me anë të të cilave mund të bëjnë ndryshime pozitive në shoqëri.
Klasët të parapara gjatë kampit veror do të jenë: littleBits, Scratch, Robotics dhe Arduino. Përveç aktiviteteve të shumëta në kampin veror BONEVET, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të mësojnë dhe të praktikojnë për:
• 3D Print & 3D Modelim / Si funksionon 3D printeri & krijimi i një produkti
• LaserCut / Si bëhet prerja e materialeve të ndryshme me laser & krijimi i një produkti
• Minecraft / Lojëra edukative – kreative
• Origami / Lojëra kreative me letra
• Krijimi i filmave të animuar
• Programim / Krijim i video-lojërave
• Punë praktike / Take Apart, Hands on Working & Soldering
• Shfaqja e filmave edukativë
Për t’u bashkuar edhe ti në ngjarjen më të veçantë për fëmijë në Kosovë, apliko në: www.bonevet.org/kampiveror
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Qershor 2016
- Ora12:00
- Data e përfundimit24 Qershor 2016 - 12:00
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










