Sport
“Blick” komenton drejtpërdrejt ndeshjen Finlandë – Kosovë
Të kujtojmë që para ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian mes Shqipërisë dhe Zvicrës, shkrimet në Blick në lidhje me ndeshjen do të botoheshin në dy gjuhë, gjermane dhe atë shqipe
Kosova sot zyrtarisht do të fillojë historinë e saj të pjesëmarrjes në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Ajo do të përballet sonte nga ora 20.45 me Finlandën, ndeshje kjo e cila do të luhet në qytetin Turku të Finlandës.
Media të ndryshme botërore do të përcjellin me vëmendje këtë ndeshje historike për shtetin e Kosovës.
Gazeta e njohur zvicerane “Blick”, gjegjësisht portali i saj, do të ofrojë mbulim drejtpërdrejt me komentim nga takimi debutues i Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Finlandës.
Për Kosovën , përveç Albert Bunjakut do të luajnë edhe tre futbollistë të tjerë kosovarë që jetojnë në Zvicër. Është fjala për mesfushorin e Lucernit, Hekuran Kryeziun, anësorin e Lozanes, Benjamin Kololli si dhe mbrojtësin e Grasschopers-it, Alban Pnishin, shkruan blick.ch.
“Ne nuk do të udhëtojmë vetëm si turistë për në Finlandë për të shikuar se çfarë do të ndodhë. Ne kemi ambicie për të fituar”, është shprehur sulmuesi kosovarë Albert Bunjaku, përcjell albinfo.ch.
Për “Blick” nuk është hera e parë që u kushton rëndësi lexuesve me kombësi tjetër nga vendasit.
Kujtojmë që para ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian mes Shqipërisë dhe Zvicrës, shkrimet në lidhje me ndeshjen do të botoheshin në dy gjuhë, gjermane dhe atë shqipe, për shkak se shumë shqiptarë jetojnë në Zvicër dhe interesi për atë ndeshje ishte tepër i madh.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











