Sport
Blatter akuzohet për ngacmim seksual
“E kam parë që Sepp Blatter më kishte kapur prapanicën”, ka thënë portierja amerikane, Hope Solo në një intervistë për gazetën portugeze “Expresso”

Portierja amerikane, Hope Solo, ka akuzuar ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, për ngacmim seksual.
Kampionia botërore ka thënë se incidenti kishte ndodhur në ceremoninë për Topin e Artë të vitit 2013, para se ajo të dilte në skenë që të prezantonte një çmim.
“E kam parë që Sepp Blatter më kishte kapur prapanicën”, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën portugeze “Expresso”, transmeton Albinfo.ch.
81-vjeçari mohoi menjëherë akuzat përmes përfaqësuesve të tij. “Këto deklarata janë qesharake”, ka thënë zyrtari i tij për BBC-në.
36-vjeçarja, kur u pyet përse nuk kishte folur për këtë incident më parë, shtoi: “Isha nervoz për prezantimin. Ishte ceremonia e Topit të Artë. Pas ceremonisë nuk e pash më dhe kjo ishte keq. Nuk shkova t’i thosha direkt ‘mos më prek kurrë’. Në këtë mënyrë i kam bërë gjithmonë gjërat. Direkt”.
Shumë figura të njohura në botë janë akuzuar së fundmi për ngacmime seksuale. Disa gra kanë folur haptas kundër Harvey Weinstein, producentit hollivudian.
“E kam parë në gjithë karrierën time. Nuk është vetëm në Hollywood. Për shumë vjet, në të kaluarën, futbollistet dalin dhe martohen me trajnerët e tyre, gjë që nuk duhet të bëhet nga një trajner, sidomos me një futbolliste të re”, ka shtuar Solo. “Jo vetëm me trajnerët. Por edhe me doktorët dhe zyrtarët tanë. Kam parë shumë gjëra në zhveshtore. Nuk e di përse nuk dalin të flasin”.
Zvicerani ishte në krye të futbollit botëror për 17 vjet deri në skandalin e vitit 2015 kur ai u dënua me gjashtë vjet përjashtim nga futbolli.
E-Diaspora
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark....
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme