Kosova

Blair: Dua të nderoj popullin e Kosovës për përkushtimin dhe kurajën e 25 viteve më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me Tony Blair e ka falënderuar atë për kontributin e tij në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Osmani e cilësoi Blair si hero të Kosovës e popullit të Kosovës.

“Bota demokratike do të kujtojë fjalët ‘Kjo është thjeshtë gjëja e duhur për ta bërë’, fjalët të thëna nga Tony Blair 25 vjet më parë kur e ftonte botën demokratike t’i bashkëngjiteshin atij për të ndalur krimet e Millosheviqit në Kosovës. 25 vite më pas ne ju themi faleminderit, faleminderit Sir. Tony Blair, që përkundër sfidave ju orientuar kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishëm të historisë njerëzore.

Ndërkohë, Blair ka shprehur mirënjohjen për Kosovën për gjithë punën që kanë bërë për çlirimin e vendit.

“Dua të nderoj popullin e Kosovës për përkushtimin dhe kurajën e 25 viteve më parë që të shohin Çlirimin e vendit. Atëherë isha i bindur se ishte gjëja e duhur për të bërë dhe vazhdoj të kem të njëjtën bindje. Gjithashtu, tani jam i bindur se duhet të rrimë krah popullit të Kosovës në mënyrë që të jetë plotësisht në linjë me popullin e saj. Këto ka gjëra pozitive që janë mësime për gjithë botën. Pres që Kosovën ta shoh pjesë në familjen e të gjitha kombeve. Dua të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës për atë kohë”, u shpreh Blair.

Blair do të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës.