Kosova
Bizneset në Kosovë marrin punëtorë nga Bangladeshi e Nepali
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka treguar se bizneset po kërkojnë punëtorë nga jashtë vendit, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.
Rafuna thotë se bizneset kanë nisur t’i marrin punëtorët nga vendet e largëta, si Bangladeshi, India e Nepali, por që po paraqet një pasiguri që ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë.
“Kjo është një sfidë që është duke përcjellë sektorin privat. Tani jemi në vitin e tretë, sidomos ka qenë e theksuar dy vitet e fundit, si vite të plota 2022-2023, po 2021 nuk përjashtohet, kjo është një sfidë që e përcjell. Sfida më e madhe për momentin, edhe kur i bëjmë analizat me anëtarët e Odës Ekonomike mungesa e fuqisë punëtorë na paraqitet si sfida më e madhe, edhe mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar, edhe të pakualifikuar, përkundër që kanë ndërmarrë masa bizneset që ta zbusin këtë mungesë të fuqisë punëtore ndërmjet investimeve të pajisjeve të teknologjisë. Por sa ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë, ata zakonisht po e shohin Kosovën si një vend transit dhe derisa ta gjejnë një mundësi tjetër për të dalë në vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Rafuna, teksa përmend edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagës për punëtorë.
Kryetari i Odës Ekonomike ka kritika edhe në drejtim të institucioneve për mungesë veprimi për ndaljen e migrimit.
“Kështu që kjo mbetet sfida më e madhe për sektorin privat, përkundër që kanë lëviz me kushte sa i përket pagës edhe kushteve tjera dhe për këtë jam shumë i lumtur. A është idealja, nuk është idealja, mirëpo prapë këtu duhet vënë theksin tek institucionet e vendit, por është edhe shumë e çuditshme, e habitshme qysh nuk sillet një strategji ose një plan i veprimit së paku të mundohemi t’i ndalim të rinjtë apo edhe t’ i kthejmë ata të cilët na kanë dalë jashtë që me pa Kosovën si një mundësi ose me pa Kosovën që ka një të ardhme të mirë këtu”, deklaroi Rafuna për Ekonomia Online.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













