Kosova
Bislimi thotë se u kërkua takim në dialog për dinarin, ai refuzoi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se Brukseli ka kërkuar takim të dialogut për çështjen e dinarit.
Megjithatë ai thotë se nuk do të shkojë në këtë takim, duke deklaruar se “çështja e dinarit s’është pjesë e dialogut”.
“Zotëri Lajçak më ka dërguar shkresën mua, sepse vazhdimisht komunikon me mua. Por kësaj radhe mendoj që ai i ka shkelur parimet të cilat i ka vendosur vetë, për arsye që është hera e parë që ka caktuar një takim pa dakordim me palët dhe është munduar që të përcaktojë edhe agjendën, përkundër parimit që ai ka vendosur në vitin 2021 që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve. Por, ftesa ka ardhur në adresën time”, është shprehur ai të mërkurën, pas tryezës “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar.
Sipas zv. kryeministrit, kur Lajçaku është pyetur se kush mund të jetë përfaqësuesi i Qeverisë për këtë çështje, ai ka thënë “kur të caktojmë, ju informojmë”.
“S’ka kurrfarë zhvillimi. Ka kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori, për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur diskutohet për marrëveshjen bazike, kështu që do të shohim se kush mund të shkojë që të bisedojë për çështjen e dinarit, por që nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, ka thënë Bislimi.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës në ditët në vijim do të dalë me listë prej 10 masave, me të cilën do të tregojë se si do të kujdeset që qytetarët të mos dëmtohen në fazën kalimtare deri te zbatimi i plotë i Rregullores së re të BQK-së./Koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













