Kosova
Bislimi: Kosova u pajtua me propozimin e BE-së për dinarin, Serbia kërkon kohë shtesë

Në një deklaratë për media kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së dinarit, ndërsa Serbia ka kërkuar kohë shtesë.
Ai ka thënë pas takimit në Bruksel se është propozuar takim i radhës pas dy javëve.
Të enjten u takuan kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar rreth çështjes së dinarit.
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka thënë se s’ka pasur marrëveshje. Ishte takimi i katërt për një muaj rreth kësaj çështjeje.
Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se janë pajtuar me propozimin e Lajçakut, ndërsa Serbia nuk ishte e gatshme të bënte kompromis.
“Ky takim është caktuar me idenë që palët të reflektojnë, gjegjësisht pala serbe ka kërkuar më shumë kohë, për arsye se nuk kanë pasur kompetenca në vendimmarrje. Javën e kaluar i është bërë e qartë palës serbe se takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse vijnë me ide për kompromis. Fatkeqësisht, edhe sot kemi pasur dallime të mëdha. Përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet me të cilat qytetarët serbë mund të marrin mbështetje financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka vepruar si avokate e Bankës së Postës serbe dhe gjithë kohës kanë diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetencë e as interes e palëve të përfshira. Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçaku ka nxjerrë një propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje, e cila më së shumti u shkon përshtati qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë respekton Rregulloren e BQK-së”, ka thënë Bislimi pas takimit.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri