Lajme
Biontech, vendeve të varfra do t`ua japë vaksinën me çmim më të lirë
"Ne do të vazhdojmë t'ua sigurojmë vendeve me të ardhura të ulëta vaksinën tonë me çmim jofitimprurës", thuhet në një njoftim nga kompania
Prodhuesi gjerman i vaksinave Biontech nuk e konsideron të leverdishëm lëshimin e patentës, por dëshiron t`u dalë në ndihmë vendeve të varfra për sa i përket çmimit të vaksinave, shkruan srf.ch duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
“Ne do të vazhdojmë t’ua sigurojmë vendeve me të ardhura të ulëta vaksinën tonë me çmim jofitimprurës”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga kompania.
Në Biontech janë të bindur se zgjerimi i vazhdueshëm i kapaciteteve prodhuese do të ndihmojë në përfundimin e kësaj pandemie, transmeton albinfo.ch.
“Por, për të arritur këtë, qeveritë, prodhuesit si dhe organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare duhet së bashku të mbështesin furnizimin e vendeve me të ardhura të ulëta dhe relativisht të ulëta, duke u ofruar ndihmë kapaciteteve ekzistuese të prodhimit dhe duke ndihmuar në identifikimin e vendeve të reja të certifikuara”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













